Përsosmëri në Prodhimin e Filmit Dokumentar me QUICK Productions

Nëse kërkoni të realizoni një film dokumentar dhe jeni në kërkim të një ekipi me profesionistë në fushën e prodhimit të filmave dokumentarë, që merr përsipër të gjitha fazat e prodhimit, përdor teknologjinë më të avancuar dhe është vlerësuar me çmime ndërkombëtare, QUICK Productions është zgjedhja juaj ideale.

Dokumentarët e realizuar vitet e fundit: QUICK Productions ka përfunduar me sukses 18 dokumentarë, ku 5 prej të cilëve janë shfaqur në festivale ndërkombëtare filmi dhe 3 nga këta dokumentarë kanë fituar çmime në festivale prestigjioze.

Vizion i mbështetur në pasion: Themeluesi i QUICK Productions, Pandeli Çeço, është njëkohësisht regjisor, drejtor fotografie dhe montazhier i shumë dokumentarëve dhe produksioneve të tjera. Punët e tij të fundit regjisoriale përfshijnë dokumentarin “Çarçafët e bardhë” (viti 2020), u përzgjodh në 15 festivale ndërkombëtare të filmit, duke fituar dhe tre çmime, ndërsa dokumentari tjetër “Gjysmë viti” (viti 2022), u përzgjodh në 25 festivale ndërkombëtarë filmi, ku fitoi 3 çmime si dokumentari më i mirë i shkurtër, kinematografia më e mirë, regjisori më i mirë dhe 2 vlerësime nderi.

Skenaristja dhe producentja e njohur: Luljeta Progni, një gazetare dhe studiuese e historisë politike të Shqipërisë, ka shkruar skenare duke u fokusuar në të drejtat e njeriut dhe çështjet sociale. Me tre libra të botuar dhe skenarë të shumtë dokumentarë, kontributet e saj janë pjesë përbërëse e QUICK Productions.

Bashkëpunimi juaj me QUICK Productions: Bashkëpunimi me QUICK Productions siguron që dokumentari juaj të marrë jetë nën ekspertizën e profesionistëve me përvojë të kësaj fushe. Ekipi ynë e trajton thelbin e subjektit tuaj, duke krijuar një eksperiencë kinematografike mahnitëse dhe të hulumtuar mirë.

Shërbime gjithëpërfshirëse të prodhimit të dokumentarit: Ne menaxhojmë të gjitha hallkat, nga zbulimi i sheshxhirimeve, përzgjedhja e actorëve, kostumeve, rekuizitave, deri te planifikimi i udhëtimit dhe planifikimi ditor. Nëse projekti juaj është në Tiranë, në Alpet e largëta apo jashtë Shqipërisë, menaxherët tanë të prodhimit e trajtojnë logjistikën me saktësi.

Shfaqja dhe promovimi i dokumentarit: QUICK Productions shtrin rrjetin e tij në një bashkëpunim të shkëlqyer me studio të njohura në Ballkan dhe vendet perëndimore. Ekipi ynë, i lidhur me organizata të njohura në industrinë e filmit në Evropë, merr pjesë aktive në aktivitete të ndryshme ndërkombëtare dhe festivale filmi.

Distribucioni i filmit dokumentar: Me një eksperiencë në distribucionin e filmit dokumentar në shfaqje të ndryshme për publikun dhe festivale filmi, QUICK Productions ju ndihmon të arrini qëllimin tuaj për ta shfaqur historinë në ekranin e madh nëpërmjet një audience të zgjedhur në aktivitete të përshtatshme. Përtej detajeve teknike, filmimit, regjistrimit të zërit, ndriçimit dhe kinematografisë së jashtëzakonshme, ne e kuptojmë se një histori e mirë dhe bashkëpunimi i ngushtë me çdo personazh është thelbësor për krijimin e një dokumentari të vlerësuar me çmime. QUICK Productions drejton projektin tuaj që prej fillimit, duke siguruar që ai të fitojë vëmendje, të ngjallë reagim dhe të sigurojë shpërndarje në platformat kryesore.